Tensionohet situata, Sarajeva i kundërpërgjigjet Beogradit në mënyrën e vetë

Anëtarët e Agjencisë së Hetimit dhe Mbrojtjes së Bosnje-Hercegovinës arrestuan Radovan Veljoviç, i dyshuar për kryerjen e një krimi kundër njerëzimit në vitin 1992.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës e akuzon Veljoviqin (1954) për përdhunim dhe abuzim seksual si anëtar i Ushtrisë së Republikës Serbe në vitin 1992 në zonën e Foças, njoftoi institucioni gjyqësor.

Pas arrestimit, shtohet, i dyshuari iu dorëzua prokurorit në detyrë të Prokurorisë, i cili do ta shqyrtojë atë dhe do të marrë një vendim për aktivitetet e mëtejshme, raporton klix.ba.

Ky arrestim u urdhërua disa ditë pasi Edin Vranj u arrestua në Serbi me një urdhër të lëshuar në vitin 2018 nën dyshimin se kishte kryer krime lufte, kur ishte shef policie i Federatës së BH-së.

Ai u largua nga policia kriminale në vitin 2016, kur u bë drejtor i një agjencie private të sigurisë./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 17:44