Motra e Ronaldos ngre zërin në mbrojtje të tij: “CR7 duhej të trajtohej me më shumë respekt

Elma, motra e Cristiano Ronaldos, ka dalë publikisht në krah të kapitenit të Portugalisë pas vendimit të tij për t’u larguar nga grumbullimi i përfaqësueses.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në Instagram, ajo publikoi një mesazh dhe e shoqëroi me shprehjen “gjithçka është thënë këtu”, duke iu bashkuar kritikave për mënyrën se si Ronaldo është trajtuar gjatë polemikave të fundit.

“CR7 meritonte më shumë respekt. Kombëtarja kishte nevojë për më shumë strukturë. Gazetaria portugeze duhej të tregonte më shumë kompetencë dhe të mbështetej më pak te spekulimet. Ndërsa për popullin portugez, epo… ata nuk e meritojnë të kenë më të mirët në asnjë fushë”.

“Jemi ziliqarë, përbuzës dhe injorantë, ndaj meritojmë të rikthehemi te mediokriteti që kemi njohur gjithmonë në futboll përpara CR7. Faleminderit për gjithçka, CR7! Ti e meritoje më shumë!”, shkroi motra e yllit portugez.

Ronaldo bëri të ditur largimin e tij nga kampi i Portugalisë të mërkurën në mbrëmje, pas një takimi me presidentin e FPF-së, Pedro Proenca.


sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahis GirişCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalJojobet girişMadridbet girişjojobet girişjojobet girişholiganbet girişjojobetmadridbet girişbahsegelbahsegeljojobetfixbetfixbet girişJojobetholiganbetmarsbahis giriş