Vijojnë tensionet në Jarinjë, dhe zona të tjera në very të Kosovës, pas vendimit të Albin Kurtit për reciprocitetin e targave me Serbinë.
Një grup i madh i komunitetit serb është mbledhur për të protestuar për të pestën ditë me radhë, kundër këtij vendimi, të cilin ata e quajnë të padrejtë.
Ditën e sotme, ata kanë provokuar Policinë e Kosovës me këngë nacionaliste serbe, në të cilat I këndojnë Serbisë së madhe.
Rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e pozicionuar përgjatë kufirit, duke mbajtur nën kontroll situatën./albeu.com