Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur sonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mediat serbe shkruajnë se mbledhja është thirrur pas raportimeve se edhe këë mbrëmje do të ketë sulme në Veri të Kosovës. Në orën 19:00, pritet që Vuçiç të dalë në një komunikim për mediat.
Situata në Kosovë vijon të jetë e tensionuar. Patrulla e EULEX-it në veri të Kosovës është sulmuar me bombë. Mbëmjen e kaluar në veri ka patur një situatë të tensionuar me bomba, sulme me armë zjarri dhe mjete shpërthyese. Ndërkombëtarët kanë dënuar sulmin e paprecedentë të forcave KFOR, EULEX dhe policisë së Kosovës në veri duke shtuar se autorët duhet të thirren përpara drejtësisë për aktet e tyre.