Tensionet në veri të Kosovës, Stoltenberg: Ruani qetësinë, shmangni veprimet e njëanshme

Jens Stoltenberg, sekratar i NATO’s, ka biseduar të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në lidhje me situatën në Veriun e Kosovës.

Në një postim në Twitter Sekretari i NATO’s ka kërkuar që të gjitha palët ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter”, shkruan ai./albeu.com


Shtuar 2.08.2022 14:51