Tensionet në rritje Tajvan-Kinë, cilët janë dy skenarët e mundshëm

Nëse Kina fillon të veprojë gjithnjë e më afër Tajvanit, është e mundur që ne të shohim përshkallëzimin e situatës, thotë Bonnie Lin, drejtore në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, raporton BBC.

“Nëse Kina vendos të fluturojë aeroplanë mbi hapësirën ajrore të Tajvanit, ka një shans që Tajvani të përpiqet t’i përgjojë ata. Dhe ajo që ndodh në ajër mund të jetë një përplasje në mes të ajrit, duke luajtur shumë skenarë të ndryshëm,” tha ajo për BBC.

“Dyshoj se çfarëdo që Kina po bën në këto stërvitje gjatë dy ditëve të ardhshme, nuk do të jetë hera e parë dhe e vetme që Kina i bën ato. Kina po përpiqet të normalizojë një model sjelljeje më agresive kundër Tajvanit./albeu.com