Tensionet Kosovë-Serbi, Clinton nga Tirana: Duhet ta ndalim këtë marrëzi!

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton, i cili viziton Shqipërinë për herë të parë ka mbajtur fjalimin e tij historik jashtë ambienteve të kryeministrisë.

Për ish-presidentin ishte organizuar një ceremoni madhështore dhe mijëra qytetarë ishin të pranishëm për ta ndjekur nga afër.

Ai tregoi se gjithmonë kishte dashur ta vizitonte Shqipërinë dhe kur ishte 18 vjeç pyeste vetenn se si mund të ishte një vend komunist asokohe.

Clinton nuk la pa prekur edhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe tha se kjo marrëzi duhet ndalur sa më parë.

Clinton: E kam të vështrë të them diçka për atë që është bërë  e është thënë sot. Mësimet e mia kryesore që mësova në politikë nuk janë ato që kam mësuar në universitet apo në datën e zgjedhjeve. I kam mësuar kur isha vetëm një djalë i vogël që rritesha duke parë njerëzit të jetonin jetën e tyre. Kam ndjerë përherë se fjala dhe nderi kishin një vlerë konstante për gjithkënd. Është e rëndësishme që ne të pranojmë fort dhe qartë që dallimet tona kanë rëndësi dhe duhet të ndihemi të lirë t’i shprehim ato, duhet të jemi në gjendje të dëgjojmë njëri-tjetrin.

E vetmja mënyrë me të cilën mund të kenë vlerë dallimet tona është nëse themi qartë që të qenit njerëz dhe humanë vlen më shumë. Jam mrekulluar sepse kur isha i ri në universitet dhe studioja Luftën e Ftohtë, botën komuniste, shikoja Shqipërinë në hartë qe paraqitej si një mister, e mbyllur. Më kujtohej kur isha 18 vjeç dhe thoja a do të shkoj ndonjëherë aty, pyesja veten si mund të jetë aty. Kurrë nuk ma merrte mendja se do të vija si President. Mendoj që më keni dhënë një dhuratë mjaft të madhe thjesht duke më lënë t’ju shoh sepse kam jetuar rreth njerëzve që janë përpjekur të ngrenë mure rreth vetes dhe të tjerëve.

Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do doja mos kishte ndodhur kurrë. Kosovarët i krijuan ato 4 qyteza në të mirë të serbëve. Mendoj se tani kanë bërë një gabim, mendoj se është e lehtë për shqiptarët në shumicë që të përpiqen të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin, por duhet ta ndalim këtë marrëzi. Qytetarët kanë nevojë të votojnë, gjithmonë. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension. Ka njerëz që jetojnë aty dhe qytetarëve kanë nevojë t’u thuhet se ju duhet./Albeu.com


Shtuar 3.07.2023 19:57