Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës kanë bërë që pjesë e tij të bëhën dhe shumë futbolliste me reagimet e tyre kundër luftës që po zhvillohet aktualisht.
— Mesut Özil (@MesutOzil1088) May 14, 2021
Një ndër ta ishte dhe mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil, i cili në një postim në rrjetet sociale ka dërguar një mesazh të fortë ndaj luftës në Palestinë.
Në postimin e mesfushorit shfaqet një fëmijë i veshur me fanellën e kombëtares së Gjermanisë me emrin e Ozil dhe i nxjerr kartonin e kuq një ushtari, duke i përcjellë mesazhin “Stop luftës!”.
Postimi i Ozil ka marrë pëlqime dhe mbështetje të madhe nga të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.