Tensione te “Ligjet”, deputeti Nallbati ngrihet në këmbë dhe kërkon fjalën me tone të larta, ndërpritet mbledhja

Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore. Deputetët e opozitës në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me tensione.

Deputetët e opozitës kanë akuzuar kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve.

Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Deputeti i PD Bledjon Nallbati, i cili qëlloi me grusht një ditë më parë në seancë deputetin e PS Vullnet Sinaj, ka debatuar me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka.

Kjo e fundit i është drejtuar duke i thënë që për t’i dhënë fjalën, duhet të kërkojë falje për dhunën në Parlament. Pas këtij momenti ka nisur dhe debati, c’ka ka sjellë më pas dhe ndërprerjen e mbledhjes.

Pjesë nga debati:

Korreshi: Si mundet të shkelësh kushtetutën dhe të njofton 12 minuta para, nuk më vjen as materiali. Le që Byronë, a jemi një m*t komisioni ligjesh apo çfarë jemi?

Bushka: Kujdes etikën, ta ndërpres fjalën se nuk është çështje procedure

Korreshi: Fare, do flas…

Bushka: Mendova se do kërkoni falje që një koleg deputet godet me grusht një deputet në Kuvend…

Nallbati: Më jep pak fjalën zonjë

Bushka: Jo nuk ua jap nëse nuk kërkoni falje për aktin që bëtë

Nallbati: O ti zonjë me jep çik fjalën se fole për mua

Bushka: Ndërpritet seanca


Shtuar 31.10.2023 19:40