Prej orës 11:00, opozita po mban protestën e 8 në radhë, para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në kor brohorasin; Hajduti, hajduti!
Siç shihet nga pamjet, policia ka fortifikuar Bashkinë, ndërsa e ka rrethuar me gardh metalik.
“Nuk ndalemi pa larguar Erion Veliajn”, tha Belind Këlliçi. Sapo ish-kandidati mbaroi prononcimin e tij, plasi molotovi në derën e Bashkisë.
Protestat kanë nisur pas shpërthimit të skandalit në Bashkinë e Tiranës, ku drejtorë të Erion Veliajt përfunduan në pranga, për abuzime në tenderë si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Tiranës.
Sakaq, disa protestues kanë hedhur molotovë dhe flakadanë në drejtim të bashkisë, ndërsa policia ka apeluar me megafon që të ndalen sulmet.