Tensione në protestë, Bardhi: Policia po përpiqet të pengojë protestën!

Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin.

Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani.

Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës.

Mbështetës të opozitës kanë bllokuar rrugët, ndërsa Policia i ka drejtuar thirrje me megafon protestuesve që të zhbllokojnë rrugët.

Policia ka paralajmëruar se bllokimi i rrugëve është vepër penale, ndërsa ka përplasje mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar, si pasojë e bllokimit të rrugëve.

Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.

Te “Rruga e Elbasanit”, demokrati Ivi Kaso i kërkoi policisë të lejojë protestën, ndërsa policia i bëri thirrje protestuesve të lirojnë qarkullimin e automjeteve të bllukuara tashmë.

Debate mes policise dhe demokrateve jane zhvilluar edhe tek “Sheshi Uillson”, ku Gazment Bardhi e ka cilesuar si anti-kushtetuese perpjekjen e policise per te penguar protesten.

Nga ana tjeter, policia vijon thirrjen qe do te zbatoje ligjin, pasi po behen veprime te kundraligjshme.


Shtuar 23.12.2024 17:31

Tags: ,