Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës dhe njëherësh babai i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, këngëtarit Arkimed Lushaj, është përfshirë në një situatë të tensionuar në ditën e 89-të të protestës qytetare te Kryeministria.
Në videot e siguruara nga Top Channel, shihet momenti kur Sali Lushaj debaton (nga turma nuk është e qartë nëse ka goditje fizike) me disa qytetarë të tjerë, për shkak se siç raportohet po bënin foto me “2 gishtat lart”.
Të lidhura
None found
Simboli i Partisë Demokratike dhe entuziazmi i grupit të Lushaj nuk i ka pëlqyer të tjerëve, sepse është cilësuar si provokim në kushtet kur prej 89 ditësh qytetarët brohorasin “Rama në Burg, Berisha në Burg”.
Mes tyre ka nisur përplasje dhe janë përshirë shumë persona, disa për t’i ndarë e të tjerë në konflikt verbal. Në një moment, aty shihet dhe Dritan Goxhaj dhe pranë tij shkon me vrullë dhe duke u hakërryer edhe Sali Lushaj.
Për shkak të turmës dhe distancës së kameras, nuk kuptohet nëse mes tyre ka pasur kontakt fizik, por e qartë është se tensionet ia rritur ndjeshëm sepse janë përfshirë shumë qytetarë e aktivistë.
