Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 të dyshuarit për tenderin e uniformave dhe 1 tjetër në “arrest shtëpie”.
Ky vendim është prishur nga Gjykata e Lartë, e cila e ka kthyer çështjen për rigjykim.
Kujtojmë se për tenderin me vlerë 28 milionë euro janë arrestuar me urdhër të SPAK disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, mes tyre dhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshe e Prokurimeve Publike.