Tenderi i uniformave, Berisha: Në Suedi kapelja e policit kushton 34 euro, në Shqipëri 350

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas aksionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se në Suedi kapelja me strehë e policit kushton 34 euro ndërsa për policin shqiptar kushton 11-fish, pra 350 euro.

Më tej ai thotë se ata që janë arrestuar padyshim kanë përgjegjësi, por bosët e tyre Lleshaj, Agaçi janë përgjegjësit me kryesor të kësaj vjedhje.

“Kjo është vjedhje me 11 fish! Në Suedi kapelja me strehë e policit kushton 34 € kurse për policin shqiptar ajo kushton 350€. Ata që janë arrestuar padyshim kanë përgjegjësi ligjore të pamohueshme. Por bosët e tyre Lleshaj, Agaçi janë përgjegjësit me kryesor të kësaj vjedhje të 11-fishtë të denoncuar me emër dhe mbiemër disa here nga qytetarët dixhitalë që në fillim të aferës. Por ata i mbron kreu i meduzës sepse ai vjedh më shumë se të gjithë në këtë vend!”shkruan Sali Berisha.

Shtuar 10.07.2021 21:45