Erald Myftaraj, administrator i firmës “Almex Greenwood” me qendër në Cërrik, është kërcënuar me jetë nga 4 persona që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës për furnizimin me lëndë drusore nëpër shkolla me vlerë 853 mije euro.
Policia ka arrestuar Algert Alcanin, 27 vjeç, Edmir Bocin, 37 vjeç, Shaqir Alcanin, 62 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe ka shpallur në kërkim L. K., 38 vjeç.
Sipas Ora News bëhet fjalë për Luiz Lloshin. Ky i fundit njihet si person me precedentë penalë dhe për shkak të problemeve me drejtësinë, ai ka ndryshuar disa herë emrin dhe mbiemrin.
Llozhi dhe Edmir Boci, janë shokë me njëri-tjetrin njëherësh kanë lidhje familjare me Shyqyr Alcanin. Edmir Boci, rezulton të jetë një person me precedentë penalë në fushën e tregtimit të drogës.
Për më tepër, Boci njihet për lidhje shoqërore me Fredi Rrushin, i cili ndodhet në burg pasi akuzohet për rrëmbimin, vrasjen dhe më pas groposjen në zonën e malit të Dajit të Rruzhdi Hoxhës.
Duke shfrytëzuar miqësinë me Bocin dhe Luiz Lloshin, administratori i kompanisë “Alcani”, Shyqyr Alcani, së bashku me djalin e tij Algert Alcani, me profesion Jurist në Bashkinë e Tiranë, i kanë kërkuar ndihmë dy personave me precedentë penalë, me qëllim ushtrimin e presionit përmes kërcënimit tek pronari i kompanisë fituese “AL-MEXWOOD”, Erald Mytaraj.
Lloshi dhe Boci, së bashku me babë e bir, kanë kërcënuar me jetë dhe forma të ndryshme, me qëllim që Myftaraj të hiqte dorë dhe t’ua dorëzonte tenderin me vlerë 63 859 260 milionë lekë, për blerjen e lëndëve drusore për llogari të bashkisë Tiranë.
Myftaraj, nuk ka pranuar t’i dorëzojë tenderin Shyqyr dhe Algert Alcanit, duke vijuar procedurën deri sa u shpall fitues i tenderit.
Por sërisht presionet dhe kërcënimet nuk kanë mungur nga 4 personat e mësipërm. Nisur nga kjo situatë, Eral Myftaraj, mësohet se ka komunikuar me drejtues lokalë të policisë dhe prokurorisë së Elbasanit, duke depozituar kallëzim penal ndaj 4 personave.
Mbrëmjen e djshme policia së bashku me repartin RENEA, ka ndërhyrë duke kryer arrestimin e Edmir Bocit, juristit të bashkisë Tiranë, Algert Alcani, babain e këtij të fundit Shyqyr Alcani dhe shpalli në kërkim Luiz Lloshin./Albeu.com/