‘Tempulli 2’ në Vlorë, arrestohen 43 persona, sekuestrohen 503 kg kanabis

Operacioni ‘Tempulli 2’ në Vlorë, ka sekuestruar 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë e 2 armë gjahu.

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas.

Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.

Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 – janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:

503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

35 000 lekë, 400 euro;

2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

12 automjet dhe 45 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.01.2024 19:52