Në kuadër të operacionit Tempulli 2, në qarkun e Dibrës, kanë rënë në pranga 6 persona, ndërsa 3 të tjerë janë vënë në hetim.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar:
711 gramë kokainë, 237 gramë kanabis e ndarë në doza, 2 armë zjarri, 116 copë fishek, 1 krëhër automatiku, 2 shkopinj bejzbolli, 1 radio marrëse-dhënëse, 4 granata, 5 kapsolla detonatore, 3.5 m fitil zjarrpërcjellës, 8 celularë, 1 kompjuter dhe 6 automjete.
Megaoperacioni vijon…