Shqipëria është përfshirë nga një valë afrikane, që ka sjellë temperatura ekstreme në këtë ditë vere.
Teksa termometri ka arritur deri në 41 gradë Celsius, e rëndësishme është që të gjithë të tregojnë kujdes, duke shmangur lëvizjet në orët e pikut dhe duke konsumuar lëngje. Në qytetin e Krujës, për këtë janë kujdesur edhe efektivët e policisë, të cilët kanë shpërndarë shishe uji për qytetarët dhe turistët.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një vide, ku shihen punonjësit e Qarkullimit Rrugor Krujë dhe të Patrullës së Përgjithshme, të cilët i ofrojnë shishe uji të ftohta.