Temperaturat mbeten në rritje, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb, Ultësira Perëndimore do të mbizotërohet në pjesën më të madhe të ditës nga moti i kthjellët.

Ndërsa zonat veriore dhe juglindore të Shqipërisë do të paraqiten me kthjellime dhe herë pas here priten kalime të lehta vranësirash.

Temperaturat e ajrit vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 19°C.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.


Shtuar 28.03.2021 08:07

Tags: