EKSKLUZIVE/ “Me Realin përjetë”, Albana Bejko: Ja kush e fiton Kategorinë Superiore, Anglinë mund ta ndalim (FOTO LAJM)

Albeu Sport këtë javë ka përzgjedhur për Intervistë gazetaren dhe moderatoren e sportit, Albana Bejko.

Albana punon prej 3 vitesh në TV Ora Neës si gazetare dhe moderatore sportive. Me orgjinë nga Skrapari, ajo na tregoi si u bë pjese e gazetarisë sportive, gjithashtu na tregoi dhe pasionet dhe synimet e saj në të ardhmen.

Ndërkohë, e pyetur nga gazetari i Albeu.com Gerli Doko se cila skuadër e fiton Kategorinë Superiore, gazetarja tha se Partizani është më i favorizuar për shkak të stemës dhe emrit por do të donte që ta fitonte Vllaznia.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë më poshtë:

1- Ju tashmë jeni në sezonin e 3 si moderatore sportive, si lindi ideja për të qënë pjese e sportit?

-Une e kam ndjekur sportin ( kryesisht futbollin) që në moshën 15 vjeçare. Ideja lindi pas pak viteve , kur si çdo gjimnaziste që je drejt fundit të atij cikli dhe përpara zgjedhjes së profesionit që do të kesh. Gjithmonë më ka tërhequr gazetaria dhe sa më shumë lidhesha me sportin aq më shumë kuptova që duhet të ndjek një profil në gazetari që ta bëj me shumë kenaqesi, dhe një ndër aktivitetet që më jepnin më tepër kënaqesi ishin stadiumet, kështu që vendosa që pasionin ta kthej në profesion por fillimisht duke nisur hapat si gazetare dhe më pas si moderatore e autore e programit tim sportiv.

2-Sa e vështirë është për një femër të bëjë këtë profesion ku më shumë rethohesh nga meshkuj?

-Nuk më shqeteson aspak ky fakt, bashkëpunimi në profesion nuk duhet të ketë gjini. Eshtë e vërtete që në fillim pritesh me skepticizem në këtë fushë por me kalimin e kohës është puna ajo që të bind dhe rrëzon paragjykimet e kujtdo, meshkuj apo femra qofshin.

3-A të ndihmon bukuria për t’u bërë një gazetare e mirë sportive?

-Bukuria të ndihmon të marresh një mundësi për t’u provuar të tjerëve që je një gazetare e mirë, apo i ke premisat për t’u bërë, por nuk mund të të ndihmoje kurrsesi të krijosh backgroundin tënd në gazetari. Ajo që mendoj se ndihmon çdo gazetar sporti, femer apo mashkull qoftë, është informacioni i përditshëm , kurioziteti dhe aftësia për të nuhatur personazhe apo ngjarje që përbejnë interes për audiencën, jo thjesht raportimi standart i një lajmi.

4-Përveç futbollit ku jeni më së shumti e angazhuar, me se e kaloni kohen e lire pra pasion tjetër?

-Profesioni që kam dhe pergjegjesitë e tjera si studente nuk më ofrojnë shumë kohë të lirë por ato pak kohë mundohem ta kaloj në natyrë, duke bërë aktivitet fizik si psh Volejboll, Yoga, Palester, Udhëtime të shkurtra eksploruese qoftë vetëm apo me rrethin tim të ngushtë, dhe gjithashtu kam shumë pasion teatrin, gjë që këto kohë na ka munguar për shkak të pandemise.

5-Po në Europe për cilën skuadër bëni tifo?

-Përjetesisht me Realin e Madridit.

6-Nga është me orgjinë Albana dhe cili është qyteti që ju pëlqen më shumë për pushimet e verës?

-Jam nje miks mes Skraparit dhe MirditËs por kam trashëguar më shumë vlerat dhe disa karakteristika të veriut. Për verën jugu i Shqiperise mbetet i preferuari im.

7-Çfarë statusi ka aktualisht Albana?

-Single dhe u lumtur.

8-Cili është synimi juaj në të ardhmen?

Te mos ndalem së bëri gjithnjë e më mirë në profesionin tim dhe poashtu fusha e biznesit është një prej sfidave më të afërta te miat.

9-Mardhënia me gazetarin Altin Sulce, si është të punosh me të?

Edhe pse jemi dy gjenerata krejt të ndryshme, është e thjeshte të punosh me Sulcen (sic i therrasim ne) , sepse natyra e tij përshtatet me njerez të cfaredolloj moshe apo statusi.

10-Messi apo CR7?

-Si tifoze e Realit që kohërat më të arta të ekipit të zemrës i kam pare me CR7 në skuader, do zgjidhja gjithmone Ronaldon edhe pse nuk mund ta mohoj që Messi është gjenial.

11-Një parashikim për Kombëtaren për sdidën ndaj Anglisë?

Zakonisht është e thjeshtë të parashikosh një ndeshje midis dy skuadrave ku është e pamohueshme që ka disnivel por bëhet e veshtirë të parashikosh kur ekipi më pak i avantazhuar është Kombetarja jote, sepse s’mund të jesh 100% racionale. Futbolli është loja më e bukur dhe popullore në bote sepse mbretërit e këtij sporti nuk janë të pathyeshëm, është loje surprizash kur froni nuk është i garantuar asnjëherë . Edhe pse do ta ketë shumë të veshtire ndaj Anglise. Shpresoj qË Shqipëria duke dhënë shpirtin në fushe dhe me pak fat, mund të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Gjithçka mund të ndodhë, në ditet e fundit pamë të tjerë gjigandë si Kampionen e Botës, Francën që të ndalet me Ukrainën, Spanjën po ashtu me Greqinë apo Hollandën që u mund nga Turqia.

12-Cilën skuadër shihni favoritë për titullin e Katëgorisë Superiore?

Kategoria Superiore në kete sezon është e veshtirë të parashikohet nga java në javë. Ka të paktën 4-5 skuadra me shumë cilesi dhe kjo e ka rritur konkurencen. Për nga organika që ka, trajnerin dhe stemën e rëndë, mendoj se Partizani këtë sezon ka disi më shume shanse edhe pse do të doja që titulli të shkonte në Shkodër këtë herë, për traditën që ky vend ka në sport, dhe entuziazmin që po përjeton ai qytet përgjatë këtij sezoni. Më pëlqen kur rezultatet e një skuadre impaktojnë pozitivisht komunitetin, dhe Vllaznia po e bën këtë në Shkoder. /albeu.com/

Shtuar 28.03.2021 04:03