Temperaturat e larta prekin edhe telefonin, ja çfarë i shkakton dhe si t’i parandalojmë

Temperaturat aktule rekord nuk po prekin vetëm trupin e njerëzve, por edhe pajisjet elektronike të tyre.

Shpesh teksa jemi duke pirë kafe dhe marrin telefonin për t’i bërë scroll, ai është ose i ngadaltë, ose shumë i nxehtë ose i ka mbaruar bateria.

Pra, këto pajisje luftojnë gjithashtu me nxehtësinë, por çfarë nund të bëjmë për këtë?

  • Mos e fusni në karikim.
  • Pozicionoje me zgjuarsi, vendoseni në hije, para një ventilatori nëse je në makinë.
  • Fikni të gjitha funksionet që nuk ju nevojiten dhe mbajeni dritën ulur.
  • Fikeni, lëreni të ftohet dhe rindizeni.
  • Mos e futni ne frigorifer, apo ta ngjisni me një qese akulli, mund të bllokohet./albeu.com