Temperaturat deri në 33 gradë, por si do të ndryshojë moti pasdite

Shqipëria do të ndikohet nga kalime vranësirash të lehta në pjesën e parë të ditës, e më pas gjatë orëve të pasdites pritet që të ketë kalime më të dendura vranësirash në të gjithë vendin, por nuk pritet reshje shiu.

Sipas MeteoAlb, orët e para të ditës paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët kryesisht në zonat bregdetare dhe të ulta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do kenë kalime vranësirash të lehta. Por orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë Shqipërinë edhe pse nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që vlerat ekstremale ditore të luhaten nga 14°C deri në 33°C./albeu.com

 


Shtuar 16.09.2021 08:01