Temperaturat bien me 3 gradë dhe rikthet dëbora, dita kur pritet ndryshimi i motit

Edhe gjatë paradites së sotme do të kemi mot te kthejllët. Nga pasditja dhe në vijim presim gradualisht që reshjet të hyjnë në skajin veri-perëndimor dhe më pas shtrihen në qëndër dhe në zonat jugore.

Mëngjesi i sotëm ka vijuar i ngrohtë. Nga 4-14 gradë celcius janë temperaturat në zonat malore, ndërsa në zonat eulëta dhe bregdetare në 8-19 gradë celcius.

Era do të forcohet shumë shpejt gjatë paradites, do të bëhet era e fortë në det të hapur dhe në bregdet, ndërsa sonte në mbrëmje dhe gjatë natës edhe në brendësi të territorit shqiptarë era do të jetë e fortë.

Gjatë ditës së enjte priten reshjet më të konsiderueshme, kryesisht në zonat veriore ku gjatë gjithë 24 orëshit do të ketë vetëm shi dhe vetëm momente të shkurtra me pauza të reshjeve.

Të premten dhe të shtunën kemi edhe momente me kthjellime.

Sërish zonat veriore gjatë së premtes do të kenë kryesisht reshje shiu ndërsa të shtunën makismumi dhe reshjet zhvendosen më shumë në qendër dhe në zonat jugore.

Temperaturat mbeten të larta deri ditën e premte. Ka nëj rënie të lehtë të vlerave të mesditës, për shkak të prezencës së reshjeve në territor, ndërsa e shtuna sjell një rënie të ndjeshme me rreht 3gradë në të dya vlerat termike.

Të dielën presim që të rishfaqen dëbora në zonat malore, 800 apo 900 metër lartësi nga niveli i detit, bwn me dije meteorologia Tanja Porja./albeu.com/


Shtuar 30.03.2022 15:23