Temperaturat 29 gradë celcius, meteorologia zbulon ditën kur futemi në vjeshtën tipike

Edhe dita e sotme, njësojë si ditët e para të tetorit vazhdon të betet në kushtet e një moti pranveror. Madje temperaturi sot do të ketë një rritje të lehtë, kur termometri në zonat malore ngjitet në 6-7 gradë. Ndërkohë zonat maksimale mbeten pak a shumë të njëjta me 27-28 gradë në rang territori.

Meteorologia Lajda Porja bën me dije se 10 ditëshi i parë i muajit tetor duhet shijuar, pasi mesi i këtij muaji rikthen kushtet tipike të motit të vjeshtës.

Për tre ditët në vijim mbetemi në të njëjtën tablo sinoptike ku kthjellimet janë prezente herë pas here. Vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare.

Kryesisht ditën e shtunë dhe gjatë ditës së diel ka një rritje të lehtë në vlerat termike të mëngjesit. Ndërsa në vlerat e mesditës kemi një luhatje më të ndjeshme. 29 gradë celcius do të jetë temperatura maksimale e ditës së premte, ndërkohë ditën e shtunë zbresin në 27 gradë, për të pësuar sërish një rritje ditën e diel./albeu.com/