Të zhdukur prej disa javësh, gjenden dy fëmijët e mitur me origjinë shqiptare

Dy të miturit shqiptarë me banim në Gjermani që ishin humbur rreth një muaj më parë , janë gjetur. Mediat e huaja shkruajnë se Kristian dhe Amantia Toska janë gjetur në komunën Caldas da Rainha në Portugali, 100 km larg Lisbonës.

Fëmijët ishin nën shoqërinë e babait të tyre shqiptar, i cili është vënë në pranga pasi akuzohet për sekuestrimin e dy të miturve.

Lajmi është konfirmuar Policia Kombëtare e Portugalisë përmes një njoftimi zyrtar.

“Falë punës investigative dhe gjurmimit të policisë, është bërë e mundur arrestimi i babait të dy fëmijëve të zhdukur. Ai u prangos në Veri të Lisbonës në Portugali. Fëmijët janë në gjendje të mirë shëndetësore,”shkruhet në njoftim./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 20:33