Zbulohen detaje të reja nga të shtënat me armë në zyrën elektorale të PD në Kavajë. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, i cili është dërguar në spital, ku po merr trajtim mjekësor.
Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet B.O. Ndonëse nuk dihen rrethanat, personi në fjalë ka marrë plumb në këmbë.
Pas sulmit me armë në zyrat e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka anuluar takimet elektorale dhe është nisur me urgjencë drejt Kavajës.