Të shtëna me armë zjarri pranë mbikalimit të Rinasit

Këtë të enjte, një plagosje me armë zjarri, ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Burime bëjnë me dije se; një person ka mbetur i plagosur në këmbë me armë pranë Megatek.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se autori është larguar.

Sipas informacioneve, sherri ka nisur mes disa personave për motive banale, ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar me armë në këmbë tjetrin.

Sakaq, policia po vijon punën për zbulimin e identitetit të të plagosurit, pasi ai nuk është treguar bashkëpunëtor.


Shtuar 16.10.2025 14:35