Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një i plagosur (EMRI)

Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me një të plagosur në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar te Rruga e Elbasanit, rreth orës 17:35.

Sipas policisë, shtetasi Amarildo Kamberi, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xh. K., rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin).

47-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 17.02.2024 17:51