Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, 38-vjeçari plagos fqinjin (EMRAT)

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:50, një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e armëve në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij 31-vjeç.

Sipas informacioneve policore, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori është në kërkim, ndërsa policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Autori mësohet se është Korado Teodori. Ndërsa, i dëmtuar ka mbetur shtetasi Sandrino Baci.

Tiranë/Informacion paraprak:

“Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38-vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31-vjeç(komshi me njëri-tjetrin).

Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.