Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, plagoset 51-vjeçari, në kërkim dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë ku një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se shtetasi Martin Prenga, 51-vjeç është konfliktuar me dy persona për motive që ende nuk janë zbardhur.

Dy personat janë shpallur në kërkim nga policia.

Më pas, sherri ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit e për pasojë, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i policisë

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.

Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 1.07.2022 22:29