Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 në Durrës, ku 29-vjeçari Ermir Dedja, ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas informacioneve policore, Dedja mësohet se ka qenë një person me precedentë penalë, pasi në vitin 2017 ai është arrestuar në Durrës, për një bashkëpunim me Ismail Nuredinin në plagosjen e një të riu në Shijak.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.