Një 32-vjeçar është shoqëruar nga policia në Vaun e Dejes pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me disa persona të tjerë, është qëlluar me armë zjarri në ajër. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
Njoftimi:
Informacion paraprak /Rreth orës 04:15, në fshatin Melgushë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet shtetasit 32 vjeç, banues në Melgushë dhe disa shtetasve të tjerë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shtetasi 32 vjec është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin e shtetasit që ka qëlluar me armë zjarri dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.