Të shtëna me armë në qytetin shqiptar, një viktimë

Një person në Prizren ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri, ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Arbana” rreth orës 19:00.

Bytyqi ka thënë se Policia dhe Emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndësrsa mjekët aty e kanë konstatuar vdekjen.

Ai ka bërë të ditur se personi i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri është në kërkim nga Policia.


Shtuar 3.09.2023 20:53