Të shtëna me armë në qytetin shqiptar, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Vushtri në Kosovë.

Bëhet me dije se dy persona kanë rënë në pranga dhe një armë është sekuestruar. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve”, Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të  dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.


Shtuar 29.10.2023 18:45