Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet se e gjithë përpjekja politike e opozitës po bëhet që të kriohen kushte të denja pune për rininë e vendit. Sipas tij, kush punon kundër të rinjve, punon kundër vetes.
Përmes një postimi në Facebook, ish-Presidentit thekson se do të bëjnë maksimumin për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri.
Meta: Gjithë përpjekja jonë politike është që të krijojmë kushte të denja pune për të rinjtë tanë. Të rinjtë janë punëtorët e së ardhmes, ata më shumë punojnë me mend se me muskuj.
Kush punon kundër të rinjve tanë punëtorë, punon kundër vetes. Forca jonë politike ka qenë gjithnjë forcë e të rinjve dhe ne do të bëjmë maksimumin për t’i mbajtur ata, idetë, bizneset dhe punën e tyre në Shqipëri.
Gëzuar 1 Majin të gjithë punëtorëve, e veçanërisht të rinjve e të rejave, sepse bashkë me ta do të ecim drejt një shoqërie më të drejtë e më të zhvilluar.
/Albeu.com/