“Të mos mungojë asnjë”, Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat.

Mësohet se kjo mbledhje, e cila do të mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, do të transmetohet Live.

Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet, sipas TCH.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, qofte ndaj opozitës, po qoftë edhe ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës./albeu.com


Shtuar 4.05.2024 17:19