Lideri çeçen, Ramzan Kadyrov, ka ofruar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për informacion mbi vendndodhjen e “Batalionit Sheikh Mansour dhe Dudayev”.
Kjo është një njësi vullnetare çeçene që luftojn në anën e Ukrainës.
“Unë do t’i jap një milion dollarë kujtdo që thotë se ku është ky i ashtuquajturi batalion i Sheikh Mansurit dhe Dudajevit. Ne nuk duhet t’i hedhim, por duhet t’i shkatërrojmë. Ose duhet të gjunjëzohen dhe të kërkojnë falje nga populli i tyre…”, tha Kadyrov në Telegramin e tij.
Kujtojmë se Kadyrov është i njohur për besnikërinë ndaj presodentit rus Vladimir Putin dhe në nisje të luftës, ai u shpreh se do të ofronte 5 mijë dollarë për çdo ushtar të vrarë ukrainas, por ushtria e tij private dështoi me turp në Ukrainë dhe ai është munduar të fshehë provat.