TË FUNDIT/ Gjithçka duhet të dini deri më tani për sulmin rus mbi Ukrainë

Gjërat vazhdojnë të ecin me shpejtësi pasi forcat ruse nisin një sulm në shkallë të plotë në Ukrainë, megjithatë albeu.com më poshtë ju sjell atë që ju duhet të dini se çfarë po ndodh në terren.

Ka luftime në periferi të kryeqytetit ukrainas, Kiev, ndërsa forcat qeveritare përpiqen të rimarrin një bazë ajrore dhe aeroportin pasi trupat ajrore ruse morën kontrollin e saj.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky është zotuar se do ta rimarrin aeroportin dhe do të largojnë trupat ruse.

Qyteti port i Mariupol është nën zjarr të fortë me raportime për qindra shpërthime.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët tha për BBC-së se ai vlerëson se më shumë se 100,000 njerëz kanë lënë tashmë shtëpitë e tyre në Ukrainë, me mijëra që kalojnë në Moldavi dhe Rumani.

Policia ruse ka arrestuar më shumë se 700 persona në protestat kundër luftës në të gjithë Rusinë, raporton BBC.

Ka pasur luftime të ashpra rreth vendit të ish-centralit bërthamor në Çernobil, me forcat ruse që e pushtuan atë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka përshkruar më shumë sanksione kundër Rusisë, duke përfshirë të gjitha bankat kryesore ruse që përballen me një ngrirje të plotë të aseteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe një listë të oligarkëve të sanksionuar./albeu.com


Shtuar 24.02.2022 19:52