Armando Broja mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve. Prej kohësh është folur për një interesim nga ana e Napolit pasi blutë shpesh e shohin si zëvendësuesin e Osimhen e shpesh si partner i nigerianit në fazën sulmuese pasi Petagna është pranë kalimin te Monza. Napoli ka besim të verbër te Broja, nuk do të hezitonin aspak të investonin për sulmuesin kuqezi, por problem mbetet konkurrenca e fortë nga Anglia.
Sipas Il Mattino, klubi i Everton, të shtyrë shumë edhe nga ish trajneri i tij Lamparat, janë të gatshëm të mbyllin transferimin e Brojës me titull përfundimtarë. Pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly është takuar me përfaqësuesit e Brojës për të bërë të mundur shitjen e sulmuesit kuqezi.
West Hem gjithashtu mbetet në garë për “bomberin” shqiptar të gatshëm të investojnë deri në 40 milionë euro./albeu.com