Zbulohet kalendari i Bundesligës për sezonin e ri, ja kur fillon kampionati (VIDEO)

Ditën e sotme është hedhur edhe shorti për ndeshjet e sezonit të ri në Bundesligë, teksa është bërë i ditur tashmë edhe kalendari për sezonin 2022/2023.

Kampionati gjerman në këtë mënyrë do të startojë më 5 gusht dhe sfida hapëse do të jetë ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Bayern Munich si kampionë në fuqi.

Në fundjavë (të shtunën në 6 gusht dhe të dielën në 7 gusht) do të zhvillohen ndeshjet e tjera të javës së parë të kampionatit.
Spikat derbi i Berlinit mes Unionit dhe Herthës si dhe përballja mes Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen. /albeu.com/