Të dyshuar si të përfshirë në aktivitete terroriste, Izraeli arreston qindra anëtarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik: Do i marrim në pyetje

Izraeli pretendon se ka arrestuar 200 anëtarë të grupeve të Hamasit dhe Xhihadit Islamik gjatë javës së kaluar, dhe i ka marrë në territorin e tij për t’i marrë në pyetje.

Marrja në pyetje e 200 të dyshuarve të rinj u njoftua në një deklaratë të përbashkët të shtunën nga ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet.

BBC raporton se në deklaratë thuhej se disa nga të dyshuarit ishin fshehur në mesin e popullatës civile dhe ishin dorëzuar vullnetarisht, ndërsa theksohej se ata ishin ndër mes qindra të dyshuarve të përfshirë në aktivitete terroriste”.

Izraeli thotë se 700 militantë palestinezë janë arrestuar që kur filloi operacionin e tij ushtarak dhe pushtimin e Gazës me qëllim të eliminimit të Hamasit. Nga ana tjetër, grupi i Hamasi thotë se gra dhe fëmijë po vriten nga sulmet e izraelit.

Izraeli ka theksuar më parë se ndërmerr hapa për të shmangur viktimat civile dhe fajëson Hamasin për përfshirjen e tij në zonat me popullsi të dendur, shkruan më tej BBC.

Izraeli filloi operacionin e tij hakmarrës pasi luftëtarët e Hamasit kaluan nga Gaza në Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë rreth 240 pengje. Më shumë se 20,000 njerëz janë vrarë dhe 53,000 janë plagosur në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Përditësimi i tij të shtunën tha se 201 njerëz të tjerë ishin vrarë dhe 368 të tjerë u plagosën vetëm një ditë më parë OKB-ja njoftoi më herët se punonjësi i saj i ndihmës Issam al-Mughrabi, 56 vjeç, ishte vrarë në një sulm – së bashku me gruan, fëmijët dhe më shumë se 70 anëtarë të familjes së tij të gjerë.

Izraeli njoftoi se pesë nga ushtarët e tij ishin vrarë në luftimet në Gaza, duke e çuar totalin në 144 që nga fillimi i operacionit tokësor, ndërkohë që ushtria ka vazhduar fushatën e saj të bombardimeve në Gaza, duke urdhëruar civilët të largohen.

Të shtunën, ushtria izraelite tha se një nga avionët e saj luftarakë kishte vrarë Hassah Atrash, një njeri që e akuzoi për kontrabandë armësh në Gaza për të armatosur Hamasin, por për diçka të tillë nuk kishte asnjë konfirmim nga Hamasi.

Ushtria izraelite ka thënë se ka pothuajse kontrollin e plotë operacional të veriut të Rripit të Gazës dhe po shton operacionet në jug.


Shtuar 23.12.2023 20:05