“Të dielën luan mbreti”, Cristiano Ronaldo jep njoftimin e madh

Cristiano Ronaldo ka disa kohë që është në qendër të vëmendjes pasi nuk dihet ende se si do të jetë e ardhmja e yllit portugez.

Mediat shkruajnë se ai do të largohet, Ten Hag deklaron se do të qëndrojë dhe Cristiano Ronaldo thotë se mediat shkruajnë çfarë të duan vetëm për të shitur lajme të rreme.

Por, Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen me një koment në rrjetet sociale, ku ka deklaruar se “Të dielën mbreti luan”.

Ai do të futet në fushën e lojës të dielën në miqësoren ndaj Rayo Vallecano-s./h.ll/albeu.com


Shtuar 29.07.2022 21:17