Taulant Balla paralajmëron deputetët: Nëse nuk vaksinoheni, nuk futeni në Kuvend!

Edhe seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate të ashpra në lidhje me Komisionet Parlametare dhe vendimin e PS për t’i zhvilluar ato online.

Ndërkohë që PD kundërshtoi këtë vendim duke kërkuar që komisionet të zhvillohen fizikisht në Kuvend, Balla bëri një deklaratë të fortë.

Të lidhura

None found

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se shumë shpejt në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të futet askush që është i pavaksinuar.

Taulant Balla: Pikë së pari njëherë kujdes me emrat sepse nuk është kushëriri i Eduart Shalsit, Olaf Scholz, por do të jetë kancelari i ri gjemran mesa jemi në dijeni.

Dhe vendimi për komisionet parlamentare është marrë e nuk mund të diskutohet më.

Në Budestag nuk futesh dot më pa green pass, në Kuvendin italian gjithashtu dhe në Kuvendin e Shqipërisë, askush nuk do të vijë i pavaksinuar. /albeu.com/

 


Shtuar 23.09.2021 11:09