Tashmë rivalë, kush janë tre demokratët e miratuar në garën përballë Bashës

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë për garën e udhëheqjes së Partisë Demokratike janë votuar Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi e Agron Shehaj.

Mësohet se në filtrin për të qenë pjesë e garës nuk kanë arritur të kalojnë Admir Muja, Edmond Vrapi dhe Mirjan Jashanllari duke u përjashtuar kështu nga gara.

Në mbledhjen e Kryesisë mungon kreu demokrat, Lulzim Basha. Mësohet se Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhje për të mos ndikuar në vendimarrje.


Shtuar 23.05.2021 19:15

Tags: ,