Një 56-vjeçar është arrestuar pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me një mjet tjetër në Tiranë.
Përpos aksidentit që shkaktoi, 56-vjeçarui nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e veprime procedurale.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. H., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Xh., si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për kryerjen e veprime procedurale./albeu.com/