Administratori i Njësisë Çarçovë në Përmet është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar makinën në gjendje të dehur ka pësuar një aksident.
Ilia Jani, 38-vjeç, banues në Përmet, teksa udhëtonte me makinë në rrugën Çarçovë-Përmet’ në afërsi të fshatit Kaludh, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Të lidhura
None found
Si pasojë, është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi S. K., 49 vjeç, banues në Përmet, i cili është në kujdesin e mjekëve./albeu.com
