Talebanët mbyllin gratë në bodrumin e bankës, mësoni arsyen (VIDEO)

Disa ditë me radhë, gratë në Afganistan, nisën protestat për të mbrojtur të drejtat e tyre, pas ardhjes së talebanëve në pushtet.

Por talebanët, po mundohen me çdo mjet të mundshëm t’i shtypin protestat dhe të vendosin rregullat e tyre strikte.

Një video e publikuar nga Dailymail, tregon se si një grup grashë, janë mbyllur në një bodrum nën tokë, dhe pa asnjë masë anti-covid, dhe kjo sipas Dailymail, vetëm e vetëm që të mos protestojnë.

Lajmin e shpërndau në Tëitter kreu i lajmeve në Afganistanin Tolo Neës, Miraqa Popal

Kujtojmë se tashmë Afganistani kontrollohet thuajse plotësisht nga talebanët, pas marrjes prej tyre edhe të luginës së Panjshirit/albeu.com