Takoi zyrtarin amerikan, reagon Basha: SHBA do të jenë në krah të shqiptarëve (FOTO LAJM)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përherë në krah të shqiptarëve në forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit.

Basha shprehu mirënjohje për takimin me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar.

Komentet kreu i PD-së i bëri përmes një postimi në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të prisja sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA z. Gabriel Escobar, në vizitën e tij të parë në Shqipëri. SHBA  do të jenë në krah të Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, në proceset jetike të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë prioritetet e Partisë Demokratike për të sjellë ndryshimin dhe mirëqenien për shqiptarët”, është shprehur Basha./albeu.com/