Takoi Sali Berishën dhe Fatos Nanon, rrëfehet këngëtari i njohur: Ja çfarë s’më pëlqeu te ish-kryeministri

Këngëtari Devis Xherahu ka qenë sëfundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku ka bërë një rrëfim të rrallë për karrierën, por edhe jetën e tij private.

Ndër të tjera ai ka rrëfyer detaje edhe nga takimi që ka pasur me 2 ish-kryeministrat shqiptar, Fatos Nanon dhe Sali Berishën.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit se çfarë nuk i pëlqen tek Sali Berisha, Devis Xherahu u përgjigj:

“Mua s’më pëlqeu që ishte më i thjeshtë se duhet. Kemi rastisur edhe në një emision, i takonte dhe i përqafonte njerëzit, njeri i tillë është. Është shumë i thjeshtë”, tha Xherahu.

Po Fatos Nano?

“Nuk ke çfarë të mos i pëlqesh Fatosit. Është një person që edhe Whiskey-n e shijon. Është nga ata njerëz që nuk ke çfarë t`i thuash”, tha Devisi./albeu.com/


Shtuar 12.02.2022 10:03