Takimi mes Berishës dhe Metës, kreu i PD-së zbulon se për çfarë u diskutua

 

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar detaje rreth takimit të tij me liderin e Partisë së Lirisë, që u zhvillua ditën e sotme.

Berisha bën të ditur se në takim u fol për bashkëpunim elektoral dhe parlamentar.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe Nënkryetarin e kësaj partie, Dr. Petrit Vasili.

Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi./albeu.com

Shtuar 23.11.2022 16:31